Partitë aleate të Partisë Demokratike janë futur në fushatë duke kërkuar votën për Republikën e Re e njëkohësisht votë për Partinë Demokratike.
Të përfshirë tashmë në listat e Partisë Demokratike, Fatmir Mediu Agron Duka, Nard Ndoka Vangel Dule e Dashmair Shehi në takimet elektorale kanë një ftesë të drejtpërdrejtë për mbështetësit e së djathtës, që të votohet Partia Demokratike me numrin 6 në zgjedhjet e 25 qershorit.