TIRANE - Pasojat e vendimeve drastike të Partisë Demokratike për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve të 30 qershorit kanë filluar të ndjehen në selinë blu. Prej strategjisë së bojkotit total të institucioneve që ka zgjedhur Basha, demokratët kanë mbetur të papërfaqësuar si në nivel qendror dhe tashmë edhe në atë lokal dhe kjo për shumë figura me eksperiencë në PD është e papranueshme. Këmbëngulja e Bashës që të vazhdojë në këtë linjë duke paralajmëruar se nuk pranon të hyjë në negociata për datë të re zgjedhjesh pa largimin e kryeministrit Edi Rama ka shtuar zërat kundër strategjisë së kryetarit.
?Shpërthimi? të premten i ish numrit 2 të PD, Arben Ristani, që u shpreh se ?Strategjia e tij po na çon drejt humnerës?, ishte një nga zërat e shumtë të eksponentëve demokratë kundër linjës radikale të Bashës.
Jozefina Topalli, Rudina Hajdari, Edit Harxhi, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi madje edhe Glauk Olldashi, djali I Sokol Olldashit, etj, i doli kundër liderit Basha.
Që në vigjilje të zgjedhjeve të 30 qershorit dy nga ish-eksponentët e PD-së kanë dalë kundër linjës së Bashës për bojkot të zgjedhjeve dhe bllokimin e tyre në mënyrë të dhunshme.