Sherri te protesta për teatrin, Florenc Hoxha godet protestuesit që bënë thirrje kundër Bashës

Report TV 2020-05-20

Views 2

TIRANE-Protesta e djeshme e artistëve dhe opozitës për Teatrin Kombëtar u shoqërua me disa incidente, ku mes të tjerëve u përfshi edhe ish-drejtori i policisë bashkiake Florenc Hoxha. Gjithçka filloi në momentin kur mbërriti Lulzim Basha ndërsa grupi i disa të rinjve të ekipit të futbollit të Tiranës e pritën me thirrje dhe ovacione kundër 'Yyyyy'.

Kjo solli reagimin e militantëve të PD-së dhe përplasjen me të rinjtë që e pritën liderin demokrat me thirrje kundër tij duke e akuzuar pse nuk e mbrojti teatrin pasi u premtoi se godina do të shembej vetëm nëse fadromat kalonin mbi trupin e tij, por kur u rrafshua nuk ishte aty.Incidenti solli edhe përshkallëzimin e situatës me shtyje dhe tension ndërsa për të larguar grupin që thirrën kundër Bashës ndërhyri edhe ish-drejtori i policisë bashkiake në kohën e liderit demokrat, Florenc Hoxha duke goditur rebelët që iu kundërvunë kryedemokartit.

Report Tv sjell pamjet e momentit me foto kur Florenc Hoxha godet protestuesit. Florenc Hoxha nuk është një emër i panjohur, pasi është përfshirë në shumë raste në incidente në protestat që ka zhvilluar opozita. Në 16 shkurt të vitit të kaluar ai u arrestua pas protestës së parë të dhunshme të opozitës para Kryeministrisë ku shkatërruan hyrjen.

Share This Video


Download

  
Report form