Report TV - Hetohen policët që filmuan ministrin e Brendshëm Demiraj

Report TV 2017-07-09

Views 0

Prokuroria ende nuk ka nisur një hetim ndaj Ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, i cili pengoi marrjen e 12 prozhektorëve që dyshohen se shkaktuan probleme te sytë për simpatizantët e Partisë Demokratike.

Pavarësisht se Demiraj pengoi oficerin e Policisë gjyqësore të marrë prozhektorët, Prokuroria nuk ka vendosur për të nisur hetimet, për veprën penale pengim i marrjes së provave.

Ndërkohë që nuk kanë nisur hetimet për ministrin teknik, për policët që dyshohet se filmuan Dritan Demirajn, Shërbimi për Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka filluar hetimet.

Burime nga SHCBA bëjnë me dije se ka filluar hetimin ndaj dy policëve, ku njëri prej tyre ka filmuar dhe më pas ka publikuar videon ku Demiraj ndalonte oficerin e Policisë Gjyqësore që të sekuestronte Prozhektorët.

Burime të Report TV nga Ministria e Brendshme thonë se ka qenë pikërisht një prej policëve që ka filmuar Demirajn duke ndërhyrë në marrjen provave.

Share This Video


Download

  
Report form