Report TV - 'Hakmarrja' Nishani:Të hetohen gjyqtarët që dhanë pafajësinë

Report TV 2017-06-02

Views 4

24 orë nga pafajësia që Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda dha për ?Hakmarrjen për Drejtësi? Këshilli i Lartë i Drejtësisë nis hetimin e gjyqtarëve të cilët firmosën pafajësinë.

Në njoftimin e saj KLD bënë me dije se me kërkesë të Presidentit të republikës i cili njëherazi është dhe kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është kërkuar nga Inspektoriati i KLD-s të nis hetimin për gjyqtarët.

"Nga shqyrtimi paraprak i ngjarjes së transmetuar dhe nga shqetësimi i ngritur nga Presidenti i Republikës, njëherazi kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, u konstatua se ka vend që Inspektorati i KLD-së, të verifikojë veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, Alaudin Malaj, Artur Kalaja, Stavri Kallço, Sotiraq Lubonja dhe Etleva Temo, për akte dhe sjellje që diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit në funksion të zgjidhjes së parregullt të një çështjeje gjyqësore penale" bënë me dije KLD.

Share This Video


Download

  
Report form