Ministri teknik i Brendshëm, Dritan Demiraj në një dalje të menjëhershme për mediat paralajmëroi policinë e shtetit që të mos marrë pjesë në fushatë, pasi cdo punonjës rrezikon burg nga 1-5 vite burg.
Ai ftoi policët që të respektojnë ligjin, pasi janë në monitorim të rreptë. ?Policia e ka të ndaluar për të marrë pjesë në fushatë. Policët nuk mund të mbështesin asnjë parti, pasi përbën vepër penale dhe dënohet nga 1 deri në 5 vite.