http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zoran Zaev ka marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Maqedonisë. Ajo iu dorëzua në mesditë nga shefi i qeverisë teknike, Dimitriev. Zaev deklarohet se do të duhet kohë që të bëhet vlerësimi për situatën e vendit.Më herët gjatë ditës kryeministri i ri dhe anëtarët e kabinetit u pritën në presidencë nga kreu i shtetit, Gjorge Ivanov, i cili u uroi punë të mbarë. Me Ivanon theksuan nevojën e bashkëpunimit.?Do të bëjmë gjithçka që ky bashkëpunim të jetë në nivelin më të lartë. Unë jam për bashkëpunim me të gjithë, unë e kam ftuar edhe opozitën. Na duhen mesazhe pozitive që punët të ecin përpara?.Qeveria e re maqedonase u votua me 62 vota pro, 44 kundër dhe 5 abstenim. Deputetet shqiptarë të Lëvizjes Besa abstenuan. Ata do të jenë pjesë e opozitës së re së bashku me VMRO-DPMNE. Lideri socialdemokrat arriti marrëveshjen për të bashkëqeverisur me partitë shqiptare BDI dhe Aleancën për Shqiptarët, që kanë disa ministri, dy zëvendësministra dhe kreun e Parlamentit. Krijimi i qeverise u përshëndet nga BE dhe SHBA, që theksuan mbështetjen per te dhe nxiten palët te vazhdojnë punen me reformat per ta çuar vendin përpara.Ardhja në pushtet e Zaev i jep fund krizës së tejzgjatur politike. Ajo shënon fundin e qeverisjes 11-vjeçare të liderit të VMRO-së, Nikolla Gruevski, që vitet e fundit u godit nga skandali i përgjimeve, që zbuloi aktivitete korruptive të partisë në pushtet.