Tiranë, Guvernatori i ri merr detyrën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë mediat kanë arritur të vizitojnë këtë te premte godinën e re të Bankës së Shqipërisë, e cila nisi të rindërtohet me firmën e Ardian Fullanit, por që drejtimin e saj e ka marrë tashme guvernatori i ri Genti Sejko. Dita e parë e punës për të nisi me një prezantim me punonjësit e bankës. Sejko u shpreh se ishte i privilegjuar që pas disa vitesh punë në Bankën e Shqipërisë, ai rikthehet aty si guvernator.Kreu i kuvendit Ilir Meta e ka shoqëruar Z. Sejko në takimin e parë me stafin e tij. Genti Sejko falenderoi kuvendin për besimin që i dha duke e përzgjedhur me mbështetje të të dyja kaheve, dhe theksoi se në këtë mënyrë politika po garanton pavarësinë e bankës. Sejko u propozua për Guvernator nga presidenti Nishani. Ai u përzgjedh nga bordi drejtues si anëtar dhe te enjten u miratuar me 105 vota ne kuvend. Sejko ka mbaruar studimet në Universitetin e Tiranës për ekonomik dhe më pas ka ndjekur jashtë vendit studimet universitare, duke i finalizuar me mbrojtjen e doktoraturës në Universitetin e Galsglout. Sejko ka punuar për disa vite në Bankën Qëndore, por më pas është shkëputur për të punuar në pozicione drejtuese në bankat e nivelit të dytë.

Share This Video


Download

  
Report form