Veliaj merr detyrën në 30 korrik - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te enjten e 30 korrikut Erion Veliaj zyrtarisht do te jete kryetari i bashkisë se kryeqytetit. Mësohet se mbledhja e këshillit bashkiak ku do te beje edhe betimin Veliaj do te mbahet ne datën 30 per te shënuar edhe fillimin e mandatit 4-vjeçar ne krye te Tiranës. Por kjo datë duket se do te jete edhe momenti final kur te gjitha bashkitë do te kenë filluar nga puna, fakt qe konfirmohet nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi.?Ka nje planifikim qe është data 30 korrik për te përmbyllur konstituimin e gjitha bashkive me përjashtim te atyre bashkive qe ka ankimime. Tirana nuk është nje prej tyre d.m.th nuk është rasti i nje bashkie qe është peng i atyre ankimimeve, është thjesht çështje axhende.?Numri 2 i qeverise ka theksuar se edhe kuadri ligjor është gati ne mënyre qe te zgjedhurit te punojnë ne baze te ndarjes se re territoriale.?Është ndryshuar ligji i organizimit dhe funksionimit te pushtetit ligjor , ka dale dhe nje VKM i cili saktëson te gjitha hapat e nevojshme per agregimin e njësive te qeverisjes vendore me rastin e reformes territoriale ndaj nuk ka asnjë pengese ligjore per funksionimin e bashkive te reja. Kjo reforme imposton edhe ndryshime te tjera institucionale jo te domosdoshme ne kuptimin e funksionimit por te dobishme ne kuptimin e nje menaxhimi me te mire te territoreve tona?.Procesi i konstituimit është mbyllur se fundmi edhe ne bashkinë e Dibrës dhe Mallakastrës. Ndërkohe qe këtë jave pritet qe te shpallet edhe rezultati përfundimtar i zgjedhjeve lokale nga KQZ. Te hënën është afati i fundit ne rast se nje nga palët dëshiron te beje ankim per Shkodrën e nëse kjo nuk ndodh, atëherë te martën, ne 28 korrik KQZ pritet te shpalle rezultatin përfundimtar.

Share This Video


Download

  
Report form