Shoqatat e ambientalistëve shprehen kundër urbanizimit të parkut kombëtar Divjakë Karavasta nga projekti i ndërtimit të kompleksit turistik 3300 metra katrorë nga kompania MABETEX e Behgjet Pacollit.
Në konferencën e zhvilluar me këtë temë, pjesëmarrësit u shprehën kundër këtij projekti si një akt kriminal që i bëhet parkut kombëtar Divjakë ? Karavasta.
Debatet për lejimin e ndërtimit apo jo të projektit MABETEX kanë kohë që kanë filluar dhe një sërë organizatash të shoqërisë civile në mbrojtje të natyrës dhe zonave të mbrojtura janë shprehur kundër këtij projekti.