A1 Report - Veliaj shpall zhvillimin e parkut të 3 në Kashar:Fokusi ynë te natyra

Report TV 2015-08-22

Views 2

Shumë shpejt Tirana do të bëhet me një ?mushkëri? të tretë. Ashtu siç edhe ka premtuar gjatë fushatës elektorale, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpallur sot pasdite liqenin e Kasharit dhe zonën përreth tij, si parkun e tretë të kryeqytetit, pasi atij të Liqenit Artificial dhe Parkut të Vaqarrit.

Në shoqërinë e kryetarit të Këshilli Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi dhe deputetit të zonës, Artan Gaçi, Veliaj, pasi ka prezantuar administratorin e njësisë, Erin Çatri, ka vizituar nga afër liqenin e Kasharit, ku edhe ka njoftuar vendimin për ta kthyer atë në një park të Tiranës dhe hapësirë tërheqëse për qytetarët e Tiranës, të cilët dëshirojnë të kalojnë kohën e lirë larg zhurmës së qytetit.

?Më vjen mirë që jemi në Kashar për të dhënë edhe një lajm tjetër të mirë për të gjithë qytetarët e kësaj zone, por edhe për Tiranës e madhe, siç është investimi për liqenin e Kasharit, çka do ta kthejë atë në parkun e tretë të Tiranës, pas Liqenit Artificial dhe Liqenit të Vaqarrit?, tha Veliaj.

Ai theksoi se ambicia e tij dhe e bashkisë që ai drejton është që në fund të këtij mandati, Tirana të ketë 5 parqe kryesore, të cilat do të administrohen nga një agjenci e posaçme.

?Do të kemi një administratë të re, e cila do të merret vetëm me parqet në Tiranë sepse besojmë se edhe mandati që na dhanë qytetarët ishte me fokusin më të madh te natyra, te gjelbërimi dhe ambientet çlodhëse, pa beton dhe investimet e një politike të vjetër në vitet e fundit?,- shtoi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Gjithashtu, në fjalën e tij, ai ka shprehur kënaqësinë që edhe në këtë njësi administrative tranzicioni i pushtetit dhe fillimi i zbatimit të reformës territoriale nuk ka sjellë shkëputje të shërbimeve për qytetarët.

?Dua të falenderoj të gjithë ekipin që ka bërë të mundur tranzicionin në këtë njësi. E konsideroj një sukses javën e parë të punës në Bashkinë e Tiranës, ku të 24 njësitë morën frenat në dorë dhe për asnjë ditë të vetme në Kashar, por edhe në 23 njësitë e tjera, nuk patëm ndërprerje të shërbimeve klasike që kanë ofruar në të gjitha njësitë e pushtetit vendor?,- përfundoi Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS