Report TV - Pallat 13-katësh në hyrje të Parkut të Liqenit, ambjentalistët e PD heshtin

Report TV 2016-02-25

Views 2

Në hyrje të Parkut të Liqenit Artificial po ndërtohet një pallat 13-katësh. Prej dy javësh kanë filluar punimet për hapjen e gropës, ku pallati do të ketë edhe dy kate nëntokë. Ai do të ngrihet në zonën e parkut të liqenit, përballë Fakultetit Ekonomik te Rruga e Elbasanit në kryeqytet.

Pikërisht këto foto që po shikoni i përkasin ndërtimit në fjalë.

Leja e ndërtimit për këtë objekt shumëkatësh është propozuar nga Ish-kryebashkiaku Lulzim Basha, para se ai të linte detyrën dhe është firmosur nga Kryeministri Edi Rama, si kreu i Këshillit Kombëtar të Territorit. Është ky vendim që shikoni në këtë foto.

Në një kohë që opozita dhe shoqëria civile po protestojnë për ndërtimin e këndit të lojërave te liqeni, për këtë pallat i cili ndodhet në anën tjetër të parkut, nuk ka asnjë reagim. Siç dihet opozita dhe shoqëria civile kanë përdorur edhe dhunën për këndin e lojërave të Bashkisë, por për këtë pallat shumëkatësh, nuk ka asnjë fjalë, edhe pse ndodhet në në të njëjtin park.

Ky ndërtim është në kundërshtim me planin e vjetër urbanistik të Tiranës, ku nuk lejohet të ketë ndërtime më shumë se 9 kate. Për objektin në fjalë leja është dhënë për 13 kate. Por në këto raste ambientalistët dhe opozita kush e di pse po heshtin.

Share This Video


Download

  
Report form