Ora News - Fushata e PD, Abilekaj: Basha do merret me shpenzimet luksoze të Ramës

Ora News Emisione 2017-07-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke analizuar fjalimin e kreut të PD-së në hapjen zyrtare të fushatës elektorale, analisti Enton Abilekaj thotë se Basha do të përqëndrojë fushatën e tij tek shpenzimet luksoze të Kryeministrit.
Sloganin e PD për fushatën e sheh të ndërlidhur me temën e emigracionit.
Në studion e Ora News, Abilekaj shprehu rezerva për listën e kandidatëve për deputetë të PD.
Sipas tij Basha përjashtoi zërat kundër dhe me peshë në PD, duke i zëvendësuar me njerëz të panjohur dhe pas asnjë kontribut në këtë parti.
Fjalimi i Bashës-Ishte një program për Republikën e re, që është pagëzuar tashmë fushata e PD që në çadër.Nuk kishte shumë të reja, ato premtime i ka trajtuar në ditë të veçanta gjatë kohës që ishte në çadër. Periudha e çadrës, përveç protestës për zgjedhje të lira, shërbeu edhe për të prezantuar programin e PD.Pikat ku bazohet Basha tek ulja e taksave, të rinjtë, abrogimi i ligjit të arsimit të lartë me të cilin po luan dhe LSI.Kemi një retorikë që trashëgohet nga vitet e kaluara.E reja është që LSI i është bashkuar.Programi do të detajohet më shumë në ditët e ardhshme. Ajo që zuri më shumë peshë tek fjalimi i zotit Basha ishte sulmi ndaj qeverisë, shpenzimet e tepërta të qeverisë, gjeti kohën të merret me palmat që kanë mbushur rrugët dhe autostradat e vendit, që në fakt kanë kushtuar shumë dhe tashmë kanë dalë jashtë funksionit.Nuk u përdor pa qëllim tema e palmave. Basha do të merret kryesisht me shpenzimet lukzose të Kryeministrit gjatë fushatës duke tentuar të nxjerrë sesi rritja e varfërisë nuk e ka shqetësuar Kryeministrin të bëjë shpenzime për fasadat, zbukurimet të cilat janë të dështuara dhe nuk mund të mirëmbahen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fushata-e-pd-abilekaj-basha-do-merret-me-shpenzimet-luksoze-te-rames/

Share This Video


Download

  
Report form