Ora News - Basha në survejim? PD: Gjithçka më urdhër të Ramës, Xhafaj e zbaton

Ora News Lajme 2018-06-01

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike ka reaguar në mënyrë zyrtare në lidhje me lajmin për survejimin e kreut të opozitës, Lulzim Basha dhe familjes së tij. Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho u shpreh se ky është një operacion klandestin i Xhafaj e Ramës, me mbështetjen e Arta Markut.

Deklarata e plotë

Operacioni klandestin i ndjekjes dhe përgjimit 24 orë të kryetarit të opozitës dhe familjes së tij është operacion i paligjshëm, antikushtetues dhe kriminal.

Operacioni klandestin është konceptuar dhe zbatuar nga Fatmir Xhafaj, ish-hetuesi i dhunshëm i komunizmit, me urdhër të Edi Ramës.

Ndjekja dhe përgjimi i kryetarit të opozitës bëhet për interesa kriminale. Në këtë operacion Rama dhe Xhafaj po përdorin strukturat e policisë që janë krijuar dhe kanë për qëllim të gjurmojnë dhe luftojnë krimin dhe drogën për të gjurmuar dhe luftuar ata që që denoncojnë krimin dhe drogën.

Ky operacion dëshmon se qeveria funksion si një pushtet privat kriminal në mbrojtje të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar ku janë përfshirë drejtuesit më të lartë të qeverisë.

Këto operacione klandestine kriminale kanë garancinë e mbrojtjes nga prokuroria politike e drejtuar nga Arta Marku, përfaqësuesja dhe shërbëtorja politike e dyshes Rama-Xhafaj. Këto veprime kriminale kanë garancinë e mosndëshkimit si rezultat i shkatërrimit të Gjykatës Kushtetuese, paralizimit të plotë të Gjykatës së Lartë dhe kontrollit të plotë mbi sistemin e drejtësisë nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.

Në këto kushte, Shqipëria është sot është në një gjendje ku jeta, liria, prona dhe e drejta e çdo qytetari janë të rrezkuara nga krimi që mbrohet nga shteti.

Gjendja e lirisë, të drejtave të njeriut dhe drejtësisë në vend do të bëhet edhe më e rëndë pasi, për të mbrojtur lidhjet dhe përfshirjen e tyre kriminale në trafikun e drogës, dyshja Rama-Xhafaj do të vazhdojë të kryejë krime të tjera ndaj kujtdo që bëhet pengesë për ta.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-ne-survejim-pd-gjithcka-me-urdher-te-rames-xhafaj-e-zbaton

Share This Video


Download

  
Report form