Kreu i PDS Paskal Milo është shprehur se marrëveshja me LSI nuk ka asnjë synim që të dëmtojë Partinë Socialiste.
I ftuar në studion e Report Tv, Milo u shpreh se PS mund ta kishte ?parandaluar? këtë marrëveshje, por duke qenë se ajo nuk bëri asnjë hap, shprehet Milo, PDS mendoi për interesat e partisë.
?PDS nuk jemi nisur nga ndonjë qëllim për të dëmtuar PS, përkundrazi duke qenë se vetë PS nuk e quajti të arsyeshme të bënte me ne koalicion, dhe ne kemi gjykuar në bazë të interesave të partisë sonë. Duhet t?i merrte masat me kohë që të ndodhnin veprime të tilla. Kemi qenë të gatshëm të bashkëpunonim dhe partitë e tjera Socialiste, por kjo nuk varej vetëm nga ne. Askush të mos shqetësohet për marrëveshjes. Është marrëveshje e natyrshme, bashkëpunim para dhe post elektoral?, u shpreh Milo për Report Tv.