PS-LSI "Përplasen" për kodin penal Braho-Tahirit: Burgu nuk është zgjidhja për sigurinë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Ndryshimet në Kodin Penal që shtojnë masën e dënimit me burg për një sërë veprash, kanë shkaktuar kundërshti edhe brenda radhëve të mazhorancës.
Ndërsa, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri prezantoi në Komisionin e Ligjeve propozimet, deputeti i LSI-së, Spartak Braho, tha se burgu nuk është zgjidhja që çon në rritjen e sigurisë dhe uljen e kriminalitetit.
Edhe një herë Ministri Tahiri drejtoi gishtin tek gjykatat për dënime të lehta ndaj personave që mbajnë eksploziv, përfshirë rastet kur është përdorur për qëllim civile.
Në këtë pikë, Ministri iu referua rastit më të fundit të shpërthimit në Komisariatin e Fushë Krujës.
"Tetor 2012-mars 2014 janë shtuar shpërthimet me tritol. Gjykatat kanë dhënë dënime të lehta. Gjykata ka dhënë dënime minimale për personat që drejtonin mjete pa patentë apo në gjëndje të dehur.", tha Tahiri
Ndryshime në Kodin Penal parashikojnë dënimin 15-20 vite burg për ata që mbajnë, transportojnë apo trafikojnë lëndë plasëse.
5 vjet burg për personat që vjedhin energjinë elektrike dhe deri në 3 vjet heqje lirie për drejtimin e automjeteve në gjendje të dehur u miratua në parim vetëm me votat e mazhroancës. Opozita mungoi gjatë gjithë diskutimit të ndryshimeve në kodin penal.

Share This Video


Download

  
Report form