http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas votimit të Vettingut në Parlament, kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se pallati i drejtësisë do të pastrohet nga të korruptuarit dhe se politikanët e inkriminuar do të vihen para përgjegjësisë. Duke folur në nje takim me gratë në Durrës, Rama tha se nga marrëveshja me opozitën fitoi reforma në drejtësi.Rama tregoi parmes batutash pjesë nga negociatat politike, ku u përfshinë edhe partnerët ndërkombëtarë. Më herët gjatë ditës, kreu i qeverisë pati një takim me fermerët në Manz, nga ku kërkoi votën për PS-në ne 25 qershor. Pasi siç tha e kundërta, votimi i PD-së mbetet një kërcënim për vendin.Rama iu përgjigj edhe kritikave të Ben Blushi, të bëra një ditë më parë në Parlament, duke thënë se vota për të do të ishte një gabim.