http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komuniteti i biznesit e vlerëson marrëveshjen e arritur mes partive për zgjidhjen e krizës politike, por ka një kategori sipërmarrësish që nuk janë të kënaqur. Bëhet fjalë për operatorët e turizmit, të cilët ndjehen të shqetësuar për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, deri në fund të qershorit. Ata thonë se në 24 orët e fundit, ka patur anulime apo spostime të prenotimeve, dhe shkak është bërë shtyrja e datës se zgjedhjeve.Bizneset thonë se mbajtja e zgjedhjeve në kulm të sezonit turistik, përbën risk. Ndaj ata kërkojnë që të paktën periudha e fushatës, të kalojë e qetë dhe pa tension.Shqipëria është një ndër vendet me sezonin turistik më të vogël se çdo vend tjetër, rreth 60 ditë në vit. Por çdo dy vjet, sezoni cenohet nga zgjedhjet vendore dhe ato parlamentare, që zhvillohen kryesisht në periudha vere.