U prezantua sot për herë të parë Regjistri i Integruar Elektronik Kombëtar, i cili do të lehtësojë procedurat e regjistrimit për të marrë ndihmën ekonomike apo edhe pagesën e aftësisë së kufizuar.
Ky regjistër u prezantua nga ministrja e mirëqenies sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka.
?Sot një personi m aftësi të kufizuar nuk do t?i duhet më të rropatet nga një spital në tjetrin për të marrë vërtetime. Sot sistemi elektronik i tyre mundëson asistimin e tyre vetëm nga mjeku apo punonjësi social duke plotësuar vetëm një formular duke shmangur kështu kalvarin për të shkuar nga një institucion në tjetrin për të tërhequr dokumentet e nevojshme?, shprehet Xhaçka.
Po kështu për herë të parë është krijuar edhe arkiva dixhitale, e cila do të ketë të gjitha të dhënat e përfituesve të skemës ekonomike apo pagesave të paaftësisë.
?Për herë të parë po krijohet një arkiv dixhitale një 154 mijë individë me aftësi të kufizuara e cila përmban çdo dokument me historinë e paaftësisë për të gjithë ata që përfitojnë nga pagesat për aftësitë e kufizuara?, tha Xhaçka.