Report TV - Taksa e banesës/ Ja deri kur keni afat për të bërë dorëzimin e dokumenteve

Report TV 2019-08-28

Views 1

TIRANE - 15 shtatori është afati i fundit për të vetëdeklaruar  të dhënat e banesës, të cilat nevojiten për të llogaritur taksën e banesës, që do të aplikohet në faturën e ujit.

Ky vetëdeklarim mund të kryhet në të gjitha pikat e UKT.

Llogaritja e taksës së banesës do të bëhet në bazë të vlerës së ndërtesës shumëzuar me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj për kategorinë e ndërtesave për banim që është 0.05%.

Pra nëse një apartament me sipërfaqe 70 m², shumëzuar me çmimin vlerësues 60.000lek/m² shumëzuar me 0.05%, taksa vjetore që duhet paguar llogaritet 2 100 Lek, ku për çdo muaj vlera që duhet paguar është 175 lek.

Vlera e ndërtesës x 0,05% = Taksën Vjetore të Ndërtesës

Shembull:

Apartament me sipërfaqe 70 m² x cmim vlerësues 60.000 lek/m²) x 0.05% = 2 100 Lek/vit

2 100 Lek (Taksa Vjetore): 12 muaj = 175 Lek/muaj

Vlera e Taksës mbi Ndërtesën përfshirë në faturën mujore do të jetë 175 lek.

Në momentin që shkon për të vetë dekaruar të dhënat, dokumentet që nevojiten janë :

1. Karta e Identitetit.

2. Certifikata e Pronësisë me kartelën e pasurisë/ kontrate shitblerje, dhurimi ose shkëmbimi, akt privatizimi apo vetëdeklarimi të ALUIZNI-t, rivlerësim të fundit të pasurisë nëse ka.

 3. Libreza e ujit apo një faturë UKT.

Gjatë procesit të vetëdeklarimit kryhet edhe përllogaritja e taksës vjetore për ndërtesën e banimit.

Për të gjitha deklarimet e bëra për banesën do të nisin verifikimet në terren, ku do të kryhen dhe korrektime në regjistrin e bazës së të dhënave.

Në rast se vlera e vetëdeklaruar nga taksapaguesi rezulton e ndryshme nga vlera e llogaritur me çmim e vlerësuar, të përcaktuar në metodologjinë e miratuar me VKM nr.132, datë 07.03.2018, si vlerë e bazës së taksës do të merret vlera më e lartë-thuhet në njoftimin e UKT.

Share This Video


Download

  
Report form