Report TV - Zgjatet misioni në Egje, Xhaçka: Qëndrojmë deri në fund të 2018

Report TV 2018-05-08

Views 0

Zgjatet misioni i forcës detare shqiptare në operacionin e NATO-s në detin Egje. Ministrja Xhaçka pas një takimi në forcën detare deklaroi se do të qëndrojmë në Egje deri në fund të vitit 2018. Xhaçka u shpreh se në 1 vit misioni shqiptar shpëtoi mbi 700 emigrantë në operacionin përkrah NATO-s.
?Çmoj kontributin njerëzor në FA. Do të qëndrojmë në Egje deri në fund të vitit 2018. Në 1 vit shpëtuam mbi 700 emigrantë në operacionin përkrah NATO-s? deklaroi ajo.

Xhaçka u shpreh gjithashtu se FA do të modernizohet. ?Do të shtojmë armatim modern në anije. 4 anije patrullimi brenda pak muajsh pajisen me sistem modern armatimi? përfundoi ministrja. Anijet shqiptare kanë shpëtuar shumë emigrantë nga Iraku, Siria dhe vende te tjera që drejtohen për në Perëndim pas konflikteve në vendet e tyre.

Deklarata e plotë e Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka

Zgjatet misioni i Forcës Detare shqiptare në operacionin e NATO-s në detin Egje. Gjatë vizitës së punës në Komandën e Forcës Detare në Durrës, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë të ditur se misioni, parashikuar për tu mbyllur në fund të këtij viti, do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm. Një vendim i tillë, sipas Ministres së Mbrojtjes lidhet me rezultatet shumë pozitive që ekuipazhi shqiptar i anijes ?Oriku? ka shënuar gjatë këtij viti kontribut në operacionet e kërkim shpëtimit të emigrantëve në Egje.

Share This Video


Download

  
Report form