Ora News – Marrëveshja PD-PS, Shehi: Disa parti do të zhduken

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në ?Arena? nga Dritan Hila në Ora News thotë se marrëveshje midis PS-së dhe PD-së është në dëm të partive të vogla dhe do të ishte utopi që ato të përfaqësoheshin në Parlament.
Pjesë nga biseda:
Shehi: Deri më sot është e pamundur që këto parti në krahun e djathtë të bëjnë aleancë me PD-në. Është e vështirë që këto parti të marrin nga 11-12 vota në disa qarqe. Kjo do të ishte utopi politike, ose në koalicione dhe ndodheshin në përfitimin që mund të ishin deputetë me 5-6 mijë vota.
Duke hequr këtë lloj mundësie kanë ngelur dy formula, një që të dalësh i pavarur është e pamundur dhe politikisht e dëmshme për krahun opozitar. Mund të marrësh 50 mijë vota dhe mund të mos marrësh asnjë deputet. Këto vota do të ndahen midis dy palëve. 25 mijë njëra, 25 mijë tjetra.
Ky është sistemi. Marrëveshja e ka këtë defekt nga brenda. Nesër është takimi i madh tek PD-ja, do të diskutojmë këtë punë. Kemi akoma shpresë që mund të bëhen edhe ndryshime në Kodin Elektoral. Ne do hyjmë për të bërë ndryshime.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shehi-pas-marreveshjes-pd-ps-utopi-qe-partite-e-vogla-te-kene-deputete/

Share This Video


Download

  
Report form