#rtvora
18 maji shënon dy vjetorin e Marrëveshjes Rama-Basha, pakt qe zgjati vetëm pak kohe, sa PD shënoi disfatën më të madhe ndoshta që nga themelimi i saj.
Basha, 18 maj 2017: Kemi një marrëveshje bazuar në paketën McAllister plus të propozuar nga SHBA.
Rama, 18 maj 2017: Përsa më përket mua me lejoni që të jem 100% dakord me kryetarin e opozitës.
Dy vjet me pas, klima politike është serish polarizuar e vendi ndodhet në një krize të thelle pa opozite në parlament e me protesta të përjaveshme.
E përbashkëta e ditëve te sotme me pranverën e 2017, është fakti se opozita ka dalë jashtë parlamentit dhe refuzon të marrë pjesë në zgjedhje, duke vendosur si kusht largimin e kryeministrit Edi Rama.
Partia Demokratike dhe aleatet e saj, shënuan një precedent duke djegur mandatet, ndërsa karriget në parlament janë mbushur me emrat që vijnë nga listat pasuese të opozitës.
Situata duket më e vështirë edhe për faktin se 18 maji i vitit 2017, krijoi mes Ramës dhe Bashës një hendek të madh besimi, pasi kreu i opozitës në vazhdimësi tha se kryeministri e keqpërdori besimin dhe e shfrytëzoi për të blere dhe manipuluar zgjedhjet duke e tkurrur grupin parlamentare te partisë në më të voglin ndoshta me 30 vitet e fundit.
Sot një marrëveshje e re mes palëve, për të shmangur një krize të thelle politike dhe institucionale apo edhe një konfrontim të mundshëm social ne 30 qershor, duket e vështirë.
Kryeministri ditët e fundit i ka bërë thirrje kreut opozitës të ulen e të diskutojnë pa kushte, por Lulzim Basha, nuk është kundër dialogut por vetëm me një kusht dorëheqjen e Rames si kryeministër.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/marreveshja-pd-ps-2-vite-pas-qeverise-teknike-politika-perseri-ne-krize
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz