Basha: Vetting-u, një ditë pas qeverisë teknike

RTV KLAN 2017-06-04

Views 0

Vetëm pas krijimit të qeverisë teknike, Lulzim Basha është i gatshëm të ulet për Vetting-un. Nga çadra e vendosur përpara kryeministrisë ku në ditën e nëntë të protestës pati një bashkëbisedim me artistët, kreu i demokratëve tha se nuk mund të ketë vetting me Elvis Rroshin e Armando Prengën, që sipas tij kanë mbrojtjen e kryeministrit në kundërshti me Kushtetutën e ligjin.

Në këtë mënyrë kreu i opozitës dërgoi sinjale të drejtpërdrejta tek dy aleatët qeverisës se nuk ka ndërmend të kthehet në Kuvend, në një kohë që kjo javë është vendimtare për fatin e Vettingut.

Lulzim Basha: Pse e shkel ligjin Edi Rama, për të mbajtur Elvis Rroshin kryetar bashkie kundër ligjit. Pse, nga njëra anë, investohet te ai për të mbajtur një bandit të dënuar për përdhunim , të dënuar për trafik droge në kundërshtim me ligjin, në zyrën e kryetarit të bashkisë së Kavajës, dhe nga ana tjetër i merr shpirtin dhe i vë këmbën të pamundurit, të varfrit, të papunit, atij që nuk ka mundësinë ti kthejë favoret me shërbimet kriminale që merr nga kriminelët që ka futur në politikë. Sepse Edi Rama, fatin e tij e ka lidhur tashmë jo me shumicën dërrmuese të shqiptarëve të ndershëm por me një grusht kriminelësh, hajdutësh dhe zuzarësh. Ky është problemi.

Nismën e ndërmarrë nga shoqëria civile për t?iu bashkuar peticionit për mbledhjen e 1 milionë firmave për Vetting-un Basha e krahasoi me atë të shoqatave të kohës së diktatorit.

Lulzim Basha: Prandaj do veting fasadë, me shoqatat e vullnetarëve të Enverit që ka nxjerrë sot rrugëve të Tiranës. Veting do të ketë një ditë pas qeverisë teknike, do të ketë veting të vërtetë dhe drejtësi të vërtetë. Por, e para punë që duhet të kryhet është largimi i pakicës së bandave në pushtet me të cilat do të prishë dhe kapë zgjedhjet e shqiptarëve. Kjo është detyra, ky është vendimi i madh që na ka mbledhur këtu. Kjo është detyra e madhe që kemi marrë para shqiptarëve sot, para historisë sonë kombëtare, jo vetëm për zgjedhjet e ardhshme, po që këtej e tutje, shqiptarët nuk do të pranojnë më zgjedhje të diktuara nga krimi, zgjedhje të diktuara nga paratë e pisëta të drogës, zgjedhje të diktuara nga korrupsioni.

Incidentin e së shtunës në çadrën e protestës me kreun e AK-së, Kreshnik Spahiu ia faturoi kryeministrit Rama, të cilin e ftoi të mos provokojë qytetarët. Të njëjtin apel adresoi edhe për protestën e banorve të Zharrësës.

Lulzim Basha: Dje provokatorët e Edi Ramës goditën në këtë tendë kreun e Alenacës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, e bënë me pabesi sic e kan denbabaden për zakon. Provokatori mori atë që meritonte këtu në këtë cadër. Dhe unë dua të përshëndes ata të cilët nuk lejuan që provokatori të largohej, pa iu prekur qimja e flokut. Por dua të përsëris edhe një herë thirrjen: të shmangin provokimet, mos provokoni popullin, përndryshe, pasojat e plota të kundërpërgjigjes së fuqishme do të jenë mbi ju, urdhëruesin e provokimeve. Mos provokoni popullin. Provokatorët po kështu dje, një grusht provokatorësh të PS, e munduan të sabotojnë ...

Share This Video


Download

  
Report form