Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Email
Atë që nuk e tha Petrit Vasili, e nënkuptoi ish-kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
Marrëveshja mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike nuk është e njëjta me atë të vitit 2008 për shkak të ndryshimit të realitetit, pavarësisht se qëllimet mund të ngjasojnë
Meta: Nuk ka ngjashmëri me 2008-n sepse jemi në realitete të ndryshme. Mund të ketë ngjashmëri me qëllime të caktuara, por nuk ngjashmëri mbi dy realitete të ndryshme.
Meta nuk komentoi mbi marrëveshjen edhe pse kërkoi të theksonte se LSI, ishte forca politike që ishte promotore e një marrëveshje, për të garantuar qetësinë e vendit dhe një garë të barabartë.
Meta: Demokracia është surprizë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë surprizë, zgjedhjet e njëanshme nuk janë surprizë. Jam i bindur që LSI-ja do të jetë forcë e parë në zgjedhjet që po vijnë. Ka qenë forca më konstruktive.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/marreveshja-pd-ps-meta-jo-si-ajo-e-2008-por-me-qellime-te-ngjashme/