Dantroleni është i vetmi medikament që përdoret në rastet kur haset hipertermi malinje, por dhe si i tillë nuk garanton 100 sukses. Ky është konfirmim i mjekes anesteziste Adriana Misja, e cila e sqaroi këtë për Report Tv.
?Dantroleni përdoret atëherë kur shfaqet, me gjithë përdorimin e tij nuk është 100% shpëtues i situatës?, shprehet Misja.
Dantroleni është antidot për krizën e hipertermisë malinje. Dhe konsiderohet si guri i themelit të suksesit të trajtimit të hipertermisë malinje.
?Hipertensioni malinje është një komplikacion shumë i rëndë që ndodh fatmirësisht shumë rrallë gjatë anastezisë. Është pothuajse e paparashikueshme ta parandalosh apo ta mendosh që do ndodhi dhe ka një mortalitet shumë të lartë në të gjithë botën?, tha për Report Tv Adriana Misja.