Alibeaj:Kjo qeveri nuk jep asnjë garanci se trafiku i narkotikëve mund të luftohet

Report TV 2018-05-09

Views 0

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar pasditen e së mërkurës se, hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda mbi trafikun e drogës kanë risjellë në vëmendje problemin e rëndë të kriminalizimit të Policisë së Shtetit.
Në një komunikim me mediat, Alibeaj ka theksuar se zëvendësimi i Saimir Tahirit me Fatmir Xhafaj në krye të Ministrisë së Brendshme nuk përbën asnjë ndryshim.

?Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda zbuloi se në episodin e trafikut ndërkombëtar të 2.5 tonëve kanabis, të dala nga Porti i Durrësit, ishin përfshirë mes të tjerëve 3 efektivë policie, 2 të Drejtorisë së Policisë së Kufirit në Durrës dhe 1 i Policisë së Fierit?, ka thënë Alibeaj.

Ai ka theksuar se Partia Demokratike e ka denoncuar prej 4 vjetësh kriminalizimin e policisë, një projekt, sipas tij, i kryeministrit Rama në favor të pushtetit të tij.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS