Askush nuk do të dënohet pa argumente të qëndrueshme dhe nuk do të lejojmë që rastit t'i jepet konotacion politik dhe të ketë montime politike. Kështu porosisin nga BDI-ja e Ahmetit, parti kjo e cila më në fund u bë e gjallë dhe u prononcua rreth arrestimeve të një majit. Sipas sekretarit të përgjithshëm të BDI-së Abdilaqim Ademi, kjo parti është pro zbardhjes së rastit dhe kërkon që vrasësit të etiketohen me emër e mbiemër dhe kundërshton ashpër etiketimin si popull."Ne në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që këtu të ketë ngjarje të montuara politike të ketë rast të montuar politik. Nëse nuk ka argumente askush nuk guxon të dënohet dhe nuk do të dënohet por nëse ka argument ne të gjithë do të duhet së bashku të përshëndesim institucioenet të cilat kanë vepruar dhe nëse ka argument ti përshëndesim dhe ti përkrahim dhe ti dënojmë vrasësit sepse nuk është as në favorin tonë si shqiptar, as si mysliman e as si qytetar të Maqedonisë që dikush të na etiketoj si popull pse dikush tjetër si individ mund të veproj në mënyrë të atillë", tha Abdilaqim Ademi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së. Nga ana tjetër profesorët universitar Biljana Vankovska dhe Nazmi Maliqi hedhin dyshimin se ndoshta në mesin e të arrestuarve nuk janë kryerësit e veprës makabre dhe se dënimin do ta marrin personat e pafajshëm. "Në vend që të zgjidhim një problem, të vrasjes së pesë personave të pafajshëm, që ta mbyllim rastin që të mos lejojmë spiralen, ne po hapim spiralë. Dhe mos dhashë Zoti të bëhet padrejtësi ndaj njerëzve të pafajshëm të cilët ashtu në shpejtësi janë arrestuar si monstra, si keqbërës, ndërsa sërish do të mbetemi të dëmtuar në kuptim të asaj se cila është e vërteta dhe çfarë është drejtësia. Neve nuk na duhet kryerës me çdo çmim, por na duhen kryerësit e vërtetë", tha Biljana Vankovska, profesor universitar. "Gjithë kjo zhurmë që bëhet dhe gjitha këto aktivitetet të policisë ndoshta edhe nuk kanë lidhje me vrasësit, ka edhe shumë porosi të njerëzve të mençur që përcjellin shqetësime, sepse vrasësit do të shëtisin të lirë ndërsa do të dënohet dikush tjetër. Edhe Maqedonia me këso aferash për dhënie të dënimeve të njerëzve të pafajshëm hapëron negativ. Paramendoni rasti i Sopotit akoma nuk po pastrohet, persona të cilët kanë marrë dënime me vite, a që nuk kanë pas lidhje me rastin. Inskenimet, paraqitjet e ndryshme, rasti i Brodecit", tha Nazmi Maliqi, profesor universitar. Profesorët gjithashtu u shprehën skeptik në zbardhjen e plotë të rastit, sepse hedhën dyshimin, apo siç u shpreh troç profesor Maliqi, atje ku shteti ka gisht rastet mbeten enigmë."Institucionet tona janë të brishta. Institucionet tona nuk po veprojnë drejtë dhe për këtë arsye po krijojnë dilema, po krijojnë hapësirë, ndoshta me krijua edhe shema të qarta edhe të krimit, ai krim ndoshta...