Katër automjete janë përfshirë në një aksident rrugor pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Rinasit.
Makinat janë përplasur njëra pas tjetrës, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.
Shqiptarja.com ka siguruar një video vetëm pak minuta pas aksidentit, ku makinat duken të bllokuara njëra pas tjetrës në autostradë, ndërsa qarkullimi i mjeteve të tjera kryhet me vështirësi.
Por ky nuk ishte aksidenti i vetëm në autostradën që lidh Tiranën me Durrësin, pasi dy makina të tjera janë përplasur në afërsi të një qendre tregtare.
Autostrada Tiranë-Durrës ka qenë e mbingarkuar gjatë ditës së sotme, pasi kanë qenë të shumtë qytetarët e Tiranës që kanë zgjedhur të kalojnë të dielën buzë detit në Durrës.