Zbulohet tjetër pajisje “përgjuese” në Rinas

RTV KLAN 2017-07-06

Views 1

Një tjetër pajisje e dyshuar si përgjuese u bllokua nga policia kufitare në Rinas, mbrëmjen e të dielës. Ajo ishte duke u transportuar nga një shtetas grek.

Iraklis Dragunis, 52 - vjeç u ndalua fillimisht nga punonjësit e kompanisë së sigurisë së aeroportit të Rinasit ICTS, pasi në bagazhet e tij u vu re pajisja e dyshimtë. Rasti iu raportua efektivëve të policisë së aeroportit të Rinasit ndërsa për rastin u njoftua prokurori Julian Zonja.

Me urdhër të tij, specialistët e hetimit të Krimit Ekonomik bllokuan pajisjen në cilësinë e provës materiale. Poseduesi i saj, greku Dragunis, u shoqërua në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në pritje të verifikimeve.

Deri në përfundim të hetimeve, policia vendosi të bllokojë pasaportën shtetasit grek. Dragunis nuk pranoi të jepte shpjegime në lidhje me pajisjen, por pohoi se ai kishte punuar në Tiranë për llogari të një kompanie shqiptare të telefonisë celulare. I ndaluari tha se me këtë pajisje kishte kontrrolluar cilësinë e sinjalit të antenave celulare.

Prokuroria pyeti përfaqësues të kompanisë që ka kërkuar pajisjen. Ajo do të ekzaminohet për të konfirmuar përmbajtjen dhe qëllimin e saj. Një muaj e gjysmë më parë, policia bllokoi një tjetër pajisjeje në aeroportin e Rinasit. Izraeliti Joram Frig, kishte sjellë pajisjen, pasi një biznesmen e kishte paguar të verifikonte ambiente banimi, zyra e biznese të tij për përgjime. Pas ekspertimit të pajisjes izraeliti u la i lirë me vendim gjykate.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form