Ora News - Premtimi i Veliajt: Mandatin tjetër, udhëtimi i parë me tren elektrik nga Tirana në Rinas

Ora News Lajme 2018-07-23

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qytetarët e Tiranës do të udhëtojnë drejt aeroportit të Rinasit dhe qytetit të Durrësit me tren elektrik. Premtimi është bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj në ceremoninë e vendosjes së instalacionit të lokomotivës me avull në hyrje të Bulevardit të Ri.

Veliaj: Treni i ri elektrik do të kalojë në anën tjetër, kjo është arsyeja pse e vendosim lokomotivën në këtë anë. Me këto mundësi, besoj se brenda mandatit tjetër do të kemi shansin që të përjetojmë udhëtimin e parë me trenin elektrik, pa ndotje, nga Tirana në Rinas dhe pastaj nga Tirana në Durrës. Do të kemi mundësi të shikojmë, ku ishim, ku jemi dhe ku duam të shkojmë në të ardhmen.

Kryebashkiaku tha se instalacioni i ri i lokomotivës me avull, shërben jo vetëm si një kujtesë fizike.

Veliaj: Kjo lokomotivë është prodhuar në vitin 1951. Kjo përkon me vitin kur u krijua konsorciumi i parë që i parapriu BE-së, që ishte unioni i çelikut dhe i qymyrit. Në fakt, avulloret e para në Europë ishin për të mundësuar tregtinë e çelikut dhe të qymyrit. Nga marrëveshja e vitit ?51 lindi ajo që sot quhet Bashkimi Europian, negociatat me të cilin do t?i hapim vitin tjetër. Kështu që, kjo është edhe një kujtesë jo vetëm fizike, por edhe politike, edhe e njerëzimit, edhe e faktit si ka zhvilluar jo vetëm shkenca, por edhe marrëdhëniet mes popujve, që nisën si marrëdhënie tregtare dhe sot janë marrëdhënie shumëpalëshe në atë që e quajmë familja evropiane.

Instalacionit i lokomotivës me avull vjen si bashkëpunim mes Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë dhe ?Hemingëay Fan Club Albania?.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/premtimi-i-veliajt-mandatin-tjeter-udhetimi-i-pare-me-tren-elektrik-nga-tirana-ne-rinas

Share This Video


Download

  
Report form