Report TV - Zbulohet identiteti i grabitësit që u vra dje në Rinas

Report TV 2019-05-27

Views 0

TIRANE-Personi që u ekzekutua me armë nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit pas super grabitjes së 10 milionë eurove dje në aeroportin e Rinasit është Admir Murataj. Fillimisht identiteti u zbulua nga mediat greke, ndërsa konfirmohet nga autoritetet shqiptare për Report Tv nga gazetari Arsen Rusta. Ai ka qenë organizatori i grabitjes brenda perimetrit të sigurisë së aeroportit, ndërsa u vra 2 km nga Rinasi në momentin e arratisjes.

Report Tv siguroi pamjet e grabitësit që u vra, Murataj, teksa kishte vendosur në kokë një maskë silikoni, që të mos identifikohej duke u shfaqur si tullac. Ai duket duke drejtuar operacionin e grabitjes së 10 milionë eurove pranë avionit në aeroportin e Rinasit. Organizatori që mbeti i vdekur kishte me vete në momentin e grabitjes një armë kallashnikov, tre krehëra, një granatë dhe tritol.

Admir Murataj ka qenë njeriu që në ikje e sipër ka bërë rezistencë me armë ndaj policisë, e cila i ishte vënë nga pas. Ndërkohë grabitësi qëllonte anëtarët e tjerë kanë zbritur thasët me para nga makina dhe kanë ndarë çantat, duke u larguar më pas.

Por shoku i tyre, që ka qenë edhe organizatori ka vijuar të rezistojë me armë, duke tentuar të mbajë larg efektivët e policisë, por është qëlluar me një plumb në kokë duke mbetur i vdekur në vend. Trupi u identifikua pas ekspertizës, pasi me vete nuk kishte asnjë dokument. Murataj rezultonte në kërkim nga autoritetet shqiptare edhe për tre grabitje të tjera të blindave, por edhe nga drejtësia greke për grabitje, vrasje dhe plagosje, pasi u arratis nga burgu në 2013 së bashku me 10 persona të tjerë.

Share This Video


Download

  
Report form