Report TV - Grabitësit e bagazheve në Rinas/ Policia i kërkon TIA-s largimin e 11 punonjësve

Report TV 2019-07-01

Views 0

Komisariati i Policisë së Rinasit i ka kërkuar TIA-s që të shkarkojë nga puna 11 punonjës të kësaj kompanie, që merren me ngarkim-shkarkimin e bagazheve në aeroportin e Rinasit.

Burime pranë uniformave blu konfirmuan për Report Tv se largimi i tyre nga puna është bërë pak ditë më parë.

Kërkesa e policisë u bë pas hetimeve që po kryenin lidhur me grabitjet që po ndodhnin brenda aeroportit, në bagazhet e qytetarëve që udhëtonin nga Shqipëria jashtë vendit.

Për 11 personat e shkarkuar tashmë nga detyra, policia kishte dyshime se janë të implikuar në vjedhjet e sendeve me vlerë apo vlerave të ndryshme monetare.

Po ashtu, efektivë të komisaritit të Rinasit kanë kryer edhe një hetim të imtësishëm për të gjithë punonjësit e TIA-s, e kryesisht për ata persona që merreshin me ngarkim-shkarkimin e bagazheve.

Sipas burimeve, nga verifikimet ka rezultuar se pjesë e stafit të TIA-s ka edhe persona me precedentë penalë, që aktualisht punojnë në poste të ndryshme në këtë kompani.

Komisariati i Rinasit i nisi hetimet menjëherë pas supergrabitjes së miliona eurove më 9 Prill brenda aeroportit të Rinasit, si dhe pas kallëzimeve të shumta për vjedhjet që kryheshin.

Pak javë më parë, si autorë të disa grabitjeve u vunë në pranga u dy të rinj, Denis Mbrati 23 vjeç nga Kashari dhe Edison Rruga 24 vjeç nga Ndroqi, e ndërsa disa të tjerë u proceduan në liri.

Vetëm në 3 muajt e fundit, mësohet se ishin kryer të paktën 10 grabitje bagazhesh.

Share This Video


Download

  
Report form