Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kanë kaluar 26 vitet nga dita kur djali i vetëm i familjes Lenja, Artani është vrarë, por dhimbje e të motrës është e njëjtë.
Mes lotëve, Matilda rrëfen 24 shkurtin e vitit 1991 kur ishte vetëm 16 vjeç dhe u përballë me humbjen e vëllait të saj të vetëm, që sapo kishte mbushur 20 vjeç. Pretendimi i motrës është se ai u vra nga një patrullë ushtarake.
Kishte marrë pjesë në levizjen studentore në shembjen e monumentit të diktarorit Enver Hoxha, dhe ishte regjistruar në filmimet e kamerave të diktaturës.
?Nuk e di si guxuan ta vrisnin. Në momentin që Artani është vrarë, ishte ora 19: 30 e 24 shkurtit dhe Artani po kthehej në shtëpi. Për më tepër ishte një patrullë ushtarake. Ne na lajmëruan se duhej të shkonim në Spital ushtarak se Tanin e kishin plagosur. Në momentin që kemi vajtur në spitalin ushtarak morëm vesh se atë e kishin hedhur si qen duke thënë: Se ky donte të vriste Shokun. Përveç humbjes, duhej të përballesha dhe me ato që deklaronin se ishte tradhëtar, njerëz shumë të arfërt nuk guxonin të vinin, kishin frikë të na ngushëllonin.
Në atë kohë Artan Lenja kishte lënë palestrën e klubit të mundjes Partizani, dhe veshi rrobat e një ushtaraku.
Kanë kaluar vite, por Matilda nuk gjen paqe teksa thotë se vrasësit e tij janë të lirë; pasi gjyqet kanë qënë thjeshtë politike dhe një farsë që i kanë shtuar edhe më tej dyshimet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/5-maji-ne-shtepine-e-deshmorit-te-pare-te-demokracise-artan-lenja/