Nis ndërtimi i varrezave murale - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-06

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë shpejt, mungesa e hapësirave në varreza do të marrë fund. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për zbatimin e projektit pilot te varreve murale.?Kemi mbi 600 kërkesa për t?u transferuar në varrezat murale. Po fillojmë me 438 vendet e para, mandej do të vazhdojmë me shtrirjen e projektit. Sipas ligjit, minimumi është 15 vjet, megjithatë duke qenë se kemi varre të braktisura prej 40-50 vitesh, apo si në rastin e ushtarëve italianë mbi 70 vjet, është shumë e rëndësishme që t?i përdorim si një shembull se si në mënyrë estetike, në një vend paqësor, por shumë më kompakt për çështje të hapësirës publike, mund ta trajtojmë me shumë dinjitet e transparencë këtë proces. Shumë qytetarë do ta kuptojnë se kjo është një mënyrë moderne për t?i trajtuar me dinjitet edhe ata që s?jetojnë më, por sigurisht edhe ruajmë tokën që e kemi të nevojshme në të ardhmen?.Kryebashkiaku kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve, të cilët kanë zënë hapësirat publike me ndërtime pa leje, që t?i lirojnë ato vullnetarisht.?Do t?u kërkoj me shumë dashamirësi të gjithë atyre që kanë zaptuar hapësirë në varreza, t?i lirojnë ato përpara se të vijnë fadromat e bashkisë. Në momentin që vijnë fadromat e bashkisë, nuk do të falet askush që ka zënë një centimetër tokë publike nga varrezat publike të prindërve dhe të gjyshërve tanë në Sharrë. Ndaj, kërkoj bashkëpunimin e të gjithëve për të liruar hapësirat?.Gjithashtu, në këtë zonë Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikonstruksionin e rrugës që lidh varrezat e Sharrës me rrugët ekzistuese në Kombinat.

Share This Video


Download

  
Report form