Report TV - Mbërrijnë në portin e Durrësit Artistët e Bienales së Mesdheut

Report TV 2017-07-06

Views 0

Kanë mbërritur në portin e Durrësit nga Bari 120 artistë pjesëmarrës në Bienalen e Artistëve të Rinj të Mesdheut, që do të zhvillohet në Shqipëri nga data 4 maj deri në 9 maj. Ndër vendet ku do të zhvillohet ky aktivitet është edhe Bunk'Art2 ku do të ketë performanca të ndryshme të artistëve.

Artistët u nisën një ditë më parë nga porti i Barit në drejtim të Durrësit, ndërsa kanë zbritur nga trageti sot në mëngjes.

Pjesëmarrës në Bienalen e Artistëve të Rinj të Mesdheut janë 23 shtete, përfshirë edhe Shqipërinë si vend organizator, ndërsa janë 230 artistë të cilët do të marrin pjesë.

Kjo Bienale zhvillohet për herë të parë në vendin tonë në dy qytete Tiranë dhe Durrës.

Share This Video


Download

  
Report form