Report Tv - Sekuestrohen 4 kg heroinë në Portin e Durrësit, droga kishte si destinacion Italinë

Report TV 2019-01-06

Views 2

Një sasi prej 4 kilogramë drogë e llojit heroine është sekuestruar në Portin e Durrësit.Heroina ndodhej në një çantë brenda një kamioni me targa AA 519 TJ dhe do të imbargohej në një traget të linjës Durrës-Ancona.

Mësohet se kamioni ku u kap droga ishte i ngarkuar me konfeksione. Policia e Durrësit ka arrestuar shoferin e kamionit. Shoferi i arrestuar nga Policia Kufitare është Bledar Shqarthi.

Destinacioni i drogës ishte Ancona dhe më pas Italia e Veriut. Droga e kapur ka një vlerë në treg prej 80 mijë euro.

Droga u pikas nga një qen anti-drogë që bën kontrollin në mjetet që nisen nga porti i Durrësit.

Share This Video


Download

  
Report form