Rreziku nga mosbindja civile, Bumçi e Milo: E papranueshme - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
http://twitter.com/VizionPlusTv
Dhunën e ushtruar në parlamentin e Maqedonisë, ish-ministrat e Jashtëm Aldo Bumçi dhe Paskal Milo e konsiderojnë të papranueshme dhe të paprecedentë për një shtet demokratik.

Por a ka rrezik që dhuna e shkaktuar nga mosbindja civile të transferohet edhe në Shqipëri, ku opozita prej më shumë se dy muajsh është në protestë? Aldo Bumçi thotë se protesta e opozitës ka qenë e qetë, porse nuk mund të tolerohet aspak që Rama të zhvillojë zgjedhje pa opozitën.

Ndërkohë që për Milon, nuk e fsheh që ekziston mundësia kriza maqedonase të përhapet në rajon, duke përfshirë edhe Shqipërinë.Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo i tërheq vëmendjen diplomacisë shqiptare të përfshihet, brenda kapaciteteve të saj në zgjidhjen e krizës maqedonase.

Share This Video


Download

  
Report form