Maqedoni, mbështetësit antishqiptarë të Gruevskit dhunuan deputetët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë pamjet e dhunës së paprecedentë, që mbizotëroi për disa orë mbrëmjen e së enjtes në parlamentin e Maqedonisë. Zgjedhja e përfaqësuesit shqiptar të BDI, Talat Xhaferi në krye të kuvendit nga deputetët e shumicës, solli reagimin e dhunshëm të qindra protestuesve, militantë antishqiptare të partisë së Nikolla Gruevskit.Ata çanë me forcë kordonin e policisë dhe hynë në sallën ku gjendeshin ligjvënës e gazetarë.Ne një mosbindje civile te dhunshme, nacionalistët ekstremistë maqedonas goditën liderin e LSDM, Zoran Zaev, i cili u gjakos. Së bashku me të u dhunuan edhe gazetarë e deputetë të tjerë, mes të cilëve edhe nënkryetarja e LSDM Sheqerinska.Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat e zemëruara dhe pranë mesnatës njësitë speciale bënë të mundur evakuimin e të gjithë deputetëve dhe reporterëve nga ambientet e kuvendit.Ministria e Brendshme sqaroi se u lënduan 102 persona, që morën ndihmë mjekësore dhe u ndaluar disa prej protestuesve të dhunshëm.Kur situata u qetësua disi ish-kryeministri Nikolla Gruevski doli në një konferencë për shtyp, ku bëri përgjegjëse LSDM për tensionet, për shkak të asaj që e cilësoi zgjedhje të paligjshme të kryetarit të kuvendit.?E dënoj mënyrën se si Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe partitë e tjera që e mbështesin vendosën që të përpiqen që në mënyrë joligjore të zgjedhin kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë duke shkelur të gjitha procedurat ligjore dhe demokratike. Ata kontribuuan me vetëdije në rritjen e tensioneve dhe polarizimin e shoqërisë sonë.?Por LSDM përmes një deklarate u bëri thirrje qytetarëve të mos u përgjigjen provokimeve dhe skenarëve të dhunshme. Njëherazi ajo theksoi se shumica parlamentare tani do të realizojë vullnetin e qytetarëve për një Maqedoni demokratike dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.Zijadin Sela, deputeti shqiptar i cili u lëndua gjatë përplasjes fizike me protestuesit, shkroi në rrjetin social Facebook se ky është fundi i pashmangshëm i një të keqeje.Mëngjesi i të premtes e gjeti Shkupin ne një qetësi te brishtë.Forca policore janë vendosur jashtë ndërtesës së parlamentit për të garantuar sigurinë, ndërsa grupe të vogla protestuesish që prej javësh protestojnë kundër platformës shqiptare, kanë ngritur çadra jashtë godinës.Presidenti Ivanov thirri një takim të liderëve të partive politike për të diskutuar për kapërcimin e krizës, por duket se askush nga LSDM dhe partitë shqiptare nuk është i interesuar t?i përgjigjët kësaj ftese.

Share This Video


Download

  
Report form