Betohen shtatë deputetët e rinj të opozitës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-03-15

Views 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shtatë deputetët e rinjë të opozitës u betuan në seancën e kësaj të mërkure.4 deputetët nga radhët e LSI si dhe 3 në radhët e PD pranuan që të marrin mandatin pavarësisht thirrjeve të opozitës për të mos pranuar.Deputetët e rinjë të Kuvendit që u betuan janë: Lefter Maliqi, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni, Elda Hoti.Deri tani kanë pranuar të marrin mandatin 11 deputetë të dal nga listat e opzoitës.Ndërkohq që 3 deputetë të PD dhe LSI, Murrizi, Hajdari dhe Lefter Koka nuk hoqn dorë nga mandati.Një tjetër kandidat në lsitë nga LSI, Ralf Gjoni ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit duke paralajmëruar edhe ai marrjen e mandatit.Maliqi me dy gishta lart: Basha ik, ne jemi më të mirë se ish-deputetët.Deputeti demokrat, Lefter Maliqi akuzoi Lulzim Bashën se e ka futur Partinë Demokratike në krizë.Në fjalën e parë të mbajtur në Kuvend si deputet, Maliqi u kërkoi demokratëve që të mos gënjehen më nga Basha por të ndryshojnë lidership.Maliqi u shpreh I bindur se brenda dy muajve e gjithë pjesa e opozitës në Kuvend do të plotësohet ndërsa theksoi se deputetët e rinj janë më të mirë se ata që ishin në Kuvend.?Brenda dy muajve rresht këtej nga opozita do të jetë plot. Mos kujtojnë ata që kanë dalë jashtë se janë më të mirë se ne. I falënderoj banorët e djathtë dhe të majtë që më kanë mbështetur në sfidat politike. Rasti im është rast ndryshe, i drejtohem demokratëve të mos gënjehen më por të ndryshojnë lidership. Nën këtë lidership PD pësoi disfatën më të madhe. Jemi më të mirë se pjesa më e madhe e atyre që ishin këtu?

Share This Video


Download

  
Report form