Maqedoni, protestë masive kundër Nikolla Gruevskit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mijëra qytetare, maqedonas e shqiptare u bashkuan si asnjëherë me pare përpara selisë qeveritare ne Shkup me një qellim, largimin e kryeministrit Nikolla Gruevski. Protesta paqësore e kësaj te diele, e organizuar nga opozita ishte me e madhja e zhvilluar ne vend ku demonstruesit nga etni te ndryshme shprehen pakënaqësinë per gjendjen ne te cilën ndodhet vendi, veçanërisht pas skandalit te përgjimeve dhe zhvillimeve dramatike gjate aksionit policor ne Kumanove. Lideri i opozitës Zoran Zaev ne fjalën e tij, e beri te qarte se protestat nuk do te ndalen deri ne largimin e Gruevskit nga pushteti. ?Gruevski, mos humb kohë. Ti po e sheh qe puna jote mori fund. Largohu qe te rikthehet demokracia, shpresa dhe dinjiteti. Prej 24 vjetesh Maqedonia është një shtet, dy shoqëri. Qe tani do të jetë një shoqëri krenare për shtetin saj. Dallimet janë thesari ynë. Ka marre fund koha e patriotëve. Duhet të formohet qeveri kalimtare, e cila do të krijojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Presim qe bashkësia ndërkombëtare të na ndihmojë jo vetëm me monitorimin e zhvillimeve, por edhe me ndërhyrje në krizën politike?.Fjalimit te liderit opozitar i paraprinë ato te pjesëmarrësve shqiptare e maqedonas, qe përsëriten kërkesën per largimin e Gruevskit. Protestës se opozitës iu bashkuan edhe diplomate perëndimore, personalitete si Sergej Stanishev, politikan bullgar që drejton Partinë e Socialistëve Evropiane, deputeti i Parlamentit Evropian dhe ish-raportues për Maqedoninë, Richard Howitt dhe përfaqësues te shoqërisë civile. Forca te shumta policore kishin rrethuar godinën qeveritare per te siguruar mbarëvajtjen e protestës. Pavarësisht presionit ne rritje, kryeministri Gruevski ka përsëritur se nuk ka ndërmend te dorehiqet dhe partia e tij VMRO-DPMNE ka njoftuar mbajtjen e një anti-proteste ditën e hënë.

Share This Video


Download

  
Report form