Ora News – PS troç Metës: Nesër presidenti i ri o zgjedhje të parakohshme

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nuk ka më qetësi brenda koalicionit qeverisës mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pas djegies së raundit të tretë të zgejdhjes së presidentit, Gramoz Ruci paralajmëroi kryetarin e kuvendit se socialitët i kanë 71 votat e nevojshme edhe pa LSI. Ruçi kritikoi edhe mënyrën se si kryeparlametari ka drejtuar kuvendin këto 4 vjet duke i dhënë më shumë hapësirë nga cduhej për opozitën si dhe u shpreh se Ilir Meta u lumturua shumë kur dëgjoi propozimet e ndërkombëtarëve për ndryshimin e qeverisë dhe shtyrjen e zgjedhjeve. Nesër raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit.
Tirane- ?Zoti Meta pyes çfarë po ndodh kështu? Kur u dogj dhe raundi i tretë i zgjedhjes së Presidentit, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, tregoi se socialistët nuk kanë më nerva t?i shkojnë më pas Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Tashmë për Ruçin është koha që ky parlament të votojë presidentin, edhe nëse Ilir Meta ka akoma paqartësi. Ruçi nuk përtoi t?i tregonte aleatit të tij, se Partia Socilaliste i ka 71 vota edhe pa Lëvizjen Socialiste për Integrim
Gramoz Ruçi: Sa për dijeni ne socialistët i kemi bërë llogaritë tona që i kemi pasur dhe po të dojnë i kemi 71 vota dhe për të zgjedhur presidentin pa LSI-në, por unë shpresoj të mos na detyroni të shkelim mbi moralin, sepse PS nuk dëshiron të zgjidhë me forcën e numrave.
U takon juve si forcë politike që jeni vendosur si intelokutor mes palëve dhe thashë do flas troç keni anuar nga pala tjetër.
Kemi gjykuar gjithmonë që do të zgjedhim të parin e vendit, do zgjedhim Presidentin e Republikës, Presidentin e fondacionit ?Qemal Stafa?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ruci-flet-troc-metes-o-te-zgjedhim-presidentin-o-te-shkojme-ne-zgjedhje-te-parakohshme/

Share This Video


Download

  
Report form