Kryetari i grupit të PS, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta ku i kërkon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për caktimin e kalendarit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.
Ruçi kërkon që nesër të nisin procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, ndërsa raundi i parë të zhvillohet në datë 19 Prill.
Pak ditë më parë Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi se procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri do të nisin pas datës 13 Prill.
Edhe drejtoria e Shërbimit Juridik pranë Kuvendit kërkoi sot nisjen e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Opozita ka bojkotuar Kuvendin, ndërsa shumica është e vendosur për të vazhduar procesin për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy raundet e dyta presidenti mund të zgjidhet me 71 vota.