http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përveç vitit 2023 për Partinë Socialiste nuk ekziston asnjë datë tjetër për zhvillimin e zgjedhjeve vendore. Në përgjigje të angazhimit të Partisë Demokratike për nisjen e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar bashkie, duke ngritur pikëpyetje se bashkë me zgjedhjet e përgjithshme mund të zhvillohen edhe ato vendore numri dy i socialistëve thotë se propozimi i vetëm që ka për presidentin e republikës është që ato të mbahen në një datë simbolike, si ?Dita e Europës?.
Për kandidaturën e propozuar nga kreu i shtetit për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Taulant Balla theksoi se vlerësimi i Arben Shehut do të bëhet nga komisioni parlamentar ekonomisë.Arritja e marrëveshjes për reformën zgjedhore, për kryetarin e grupit të socialistëve, është çelësi që do ti hap derën emigrantëve për të shprehur vullnetin politik përmes postës elektronike apo votimit fizik në ambasadat përkatëse.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1