Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbledhja e përjavshme e grupit parlamentar socialist, u përqendrua tek pika kryesore e rendit të ditës së seancës parlamentare të së enjtes.
Në raundin e tretë të zgjedhjes së Presidentit, maxhoranca mësohet se nuk do të paraqesë asnjë emër nëse nuk arrihet një marrëveshje me Partinë Demokratike, pas vizitës së dy eurodeputetëve Fleckenstein dhe McAllister në Tiranë.
Ndërkohë, i pyetur nga mediat për protestën 1 orëshe të opozitës ku janë bllokuar akset kryesore në vend, deputetit Taulant balla, tha se Partia Demokratike nuk e di se çfarë do, ndërsa theksoi se vendit i duhet reforma në drejtësi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/presidenti-i-ri-grupi-socialist-nuk-do-te-propozoje-asnje-emer-pa-pd/