Kryesia e Bashes, asnje emer nga PD historike

RTV KLAN 2019-01-20

Views 0

Partia Demokratike zgjodhi Kryesinë e re të kohës Basha, por ajo që bie në sy është mungesa e emrave të PD-së historike të drejtuar nga Sali Berisha.

Në ekipin 27 anëtarësh të drejtuar nga Lulzim Basha, vihet re mungesa e figurave që spikatën me kontributin e tyre që prej themelimit të kësaj force politike, por edhe shumë prej emrave të afruara nga Sali Berisha në Janar të vitit 2004, e që i sollën demokratëve fitoren në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005.

Arsyeja e këtij rikonfigurimi të ri në kryesinë e kohës Basha e ka zanafillën që kur shumë prej figurave me kontribute në këtë forcë politike u lanë jashtë listës të kandidatëve për deputetë nga Lulzim Basha.

Në kryesinë e Berishës ishte ish-nënkryetarja Jozefina Topalli, ndërsa në atë të Lulzim Bashës është Dhurata Çupi.

Mungesa e Ridvan Bodes është plotësuar me atë të Kreshnik Çollakut, i zgjedhur për të qenë pjesë e këtij forumi.

Në kryesinë e Berishës ishte ish-nënkryetari Astrit Patozi, ndërsa në atë të Bashës është Enno Bozdo.

Arben Imami , një ndër themeluesit e kësaj force politike, nuk do të jetë më gjithashtu në ekipin e ri të Bashës, i kooptuar nga ky i fundit në kryesi si President i Fonadacionit ?Për Liri dhe demokraci?. Në kryesinë e re të Bashës tashmë është Izmira Ulqinaku.

Teksa pjesë e këtij forumi në kohën kur partia drejtohej nga Berisha ishte Majlinda Bregu, të cilës ish-Kryeministri i besoi Ministrinë e Integrimit, në kryesinë e Bashës është Grida Duma.

Ndërsa në kryesinë e Berishës ishte Genc Ruli, në atë të Bëshës është deputeti Endri Hasa. Në karrigen e lënë bosh nga ish-minsitri i Arsimit Myqerem Tafaj do të ulet Oriola Pampuri.

Nuk dihet se mbi çfarë baze e ka bërë përzgjedhjen e kandidaturave që i paraqiti për votim Këshillit Kombëtar Lulzim Basha, por në PD historike të Berishës, selektimi i emrave që ngjiteshin në forumin që merrte vendimet më të rëndësishme politike do të duhet të kalonin më parë tre elementë; atë të kontributeve në parti, shpërndarjen gjeografike dhe përkatësinë fetare.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form