Report TV - Vrasja në Vlorë, pranga autorit 19-vjeçar, 2 të tjerë në kërkim

Report TV 2017-07-05

Views 0

VLORE-Arrestohet i riu që vrau Ergys Gjioveshajn dhe plagosi tre të tjerë mbrëmjen 20 prillit në qytetin e Vlorës. Policia ka arrestuar Gani Tozajn, 19 vjeç në një banesë në lagjen "Ujë i Ftohtë" pranë vendit të quajtur "7 pallatet" në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjithashtu janë shpallur në kërkim A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë për veprën penale "Vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve" dhe E.S., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzim Krimi". U plagosen muzikanti, kamarieri e klientja Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç mbeti i vdekur dhe F.H., 28 vjeç, muzikant, A.L., 26 vjeçe, kliente dhe A.Ll., 33 vjeç, kamarier u plagosën aksidentalisht. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë konflikti me viktimës dhe autorëve ka nisur për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 të të enjtes, në një nga lokalet e natës përgjatë Lungomares, në zonën e Ujit të Ftohtë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS