Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar ''Centralja'', ku si rezultat është arrestuar në flagrancë një shtetas, pasi u kap me 100 doza kokainë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të një procedimi penal proaktiv të nisur në muajin tetor 2017 për veprën penale të Prodhimit dhe shitjes së Narkotikëve, kanë zhvilluar një Operacion Policor të koduar ''Centralja'', të cilin e kanë ndjekur me metoda speciale të hetimit dhe e kanë finalizuar me kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Klaudio Selimajt, 23 vjeç, banues në Vlorë.
Specialistët e Narkotikëve, shtetasit të mësipërm i kanë gjetur dhe sekuestruar në banesën e tij në lagjen ''10 Korriku'', një sasi të konsiderueshme pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Kokainë me një peshë prej 54,2 gr. e ndarë në 100 doza.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve e kryer në bashkëpunim?, e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.