Report Tv - Vrasja e biznesmenit 29-vjeçar në Vlorë, policia zbardh ngjarjen, identifikohen autorët

Report TV 2018-06-06

Views 1

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen ku mbeti i vrarë biznesmenit29-vjeçar, Vasil Dervishaj, pronar njëkohësisht i një bar-kafeje të quajtur "Gimoka" dhe një dyqani elektroshtëpiakesh, i cili u ekzekutua me një plumb në kokë teksa dilte nga automjeti i tij, në lagjen "Pavarësia", rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së hënës. Përmes një deklarate për mediat, kreu i Policisë së Vlorës, Gentjan Shehaj tha se janë identifikuar dy autorët e dyshuar të krimit, E.A, 31-vjeç, A.C, 28-vjeç, të dy lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Ndërsa janë arrestuar dy bashkëpunëtorët Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë dhe Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes. Gjithashtu, janë sekuestuar dy armë zjarri, një kallashnikov dhe një pistoletë si dhe një automjeti tip "Audi" me të cilin janë larguar autorët pas atentatit.

Sipas policisë, ngjarja ka ardhur si rrjedhojë e një konflikti që ka pasur viktima me dy autorët e dyshuar E.A dhe A.C. Shqiptarja.com raportoi një ditë më parë, menjëherë pas ngjarjes se Dervishaj kishte pasur konflikte në Vlorë për biznesin e tij. Ngjarja dyshohet të ketë lidhje pikërishit me këtë gjë. Vasil Dervishaj ishte pronar i një pike kafeje të quajtur "Gimoka" dhe një lokali në qytetin bregdetar.

Share This Video


Download

  
Report form