Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i janë drejtuar me anë të një shkrese Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shtyrjen e afatit të regjistrimit të partive politike si dhe koalicioneve, për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Afati i fundit për regjistrimin e aleancave parazgjedhore është mesnata e ditës së sotme, ndërsa dy partitë kryesore të mazhorancës ende nuk kanë marrë një vendim nëse do të dalin në koalicion së bashku.
Nga ana tjetër, opozita ka paralajmëruar se nuk do të regjistrohet në KQZ as si koalicion, pasi dogji afatet e regjistrimit të partive më 9 prill, ndërsa as nuk do të marrë pjesë në zgjedhje pa përmbushur më parë kushtin e saj për qeveri teknike.
Por nuk vonon përgjigja e KQZ që shprehet se, KQZ nuk ka fuqi ligjore lidhur me këtë kërkesë te PS.
Ora 12:40 Zguri: Kërkesa e PS për shtyrjen e afateve, jo legjitime
"Kërkesa e grupeve parlamentare të PS dhe LSI drejtuar KQZ-së për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve zgjedhore, është e paligjshme".